Irani, Turqia bazë e bisedimeve “6+1”

25/01/2012 17:50

Ankaraja mund të bëhet baza e bisedimeve gjashtëpalëshe për programin bërthamor të Iranit, që kundërshtohet me insistim nga Perëndimi.

Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov pas një takimi me homologun turk Ahmet Davutoglu.

“Turqia ka propozuar territorin e saj për të zhvilluar raundin e ri të negociatave “6+1” dhe ne e mbështesim fuqishëm propozimin”, ka deklaruar Lavrov.

“Gjithashtu, Moska dhe Ankaraja janë dakord që bisedimet mbi programin bërthamor të rifillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shtuar shefi i diplomacisë ruse.

Nga ana tjetër, Lavrov ka ritheksuar se Moska është kundër opsionit që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të autorizojë sanksione të njëanshme kundër Sirisë, apo ndërhyrje ushtarake në këtë vend.

Në këtë cështje, ka nënvizuar Lavrov, Moska ofrohet si bazë ndërmjetësimi për zgjidhjen e konfliktit sirian, që sipas OKB-së ka shkaktuar mbi 5 mijë viktima.

“Ne nuk mbështesim propozime që lejojnë sanksione të njëanshme, pa asnjë konsultim me Rusinë, Kinën apo vende të tjera si Brazili, India, apo Afrika e Jugut”, ka shtuar Lavrov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA