
Ishte shumë më e thjeshtë një vit me parë, kur njerëzit u ngritën dhe diktatori ra. Egjiptianët ishin euforikë. Bota dhe media ndërkombëtare u magjepsën, për atë turmë të stërmadhe që mbante të pushtuar “Sheshin Tahrir” në Kajro.
Tani situata është e mjegullt, konfuze, bota nuk di cfarë të mendojë. Revolucionet janë të paparashikueshëm. Tunizia, duke krahasuar, ishte me fat që shamngu disa prej gabimeve të Egjiptit. Lufta për pushtet në Egjipt i ngjan një trekendeshi; revolucionarët, islamistët dhe ushtria.
Asnjëri prej tyre nuk është i bashkuar apo homogjen. Revolucionarët, aktivistët e rinj që e shndërruan “Sheshin Tahrir” në fushë-betejën e lirisë, rrezikohen të margjinalizohen.
Në thelb anarshistë dhe pa një udhëheqës, ata nuk mundën të shndërrohen në një makinë zgjedhore. Forca e tyre është morali; ata janë ndërgjegjia e revolucionit. Por janë më të dobët se dy “lojtarët e tjerë”.
Sa i takon islamistëve, zgjedhjet parlamentare i dhanë “Vllazerisë Muslimane” rolin kryesor në tranzicionin drejt një qeveri civile. Të shtypur për një kohë të gjatë, ata rishfaqen. Por nëse ky është një moment triumfi duhet të jetë edhe kohë sfidash.
Detyra e tyre është t’u japin garanci laikëve, të krishterëve, grave, të cilat nuk mbështesin tek ata asnjë fije besim. Por mbi të gjitha, dukshëm, ata janë të detyruar nga ushtria, aktualisht në pushtet.
Bisedimet për komplote mes ushtrisë dhe islamistëve jane jashtë cdo diskutimi. Ata jane shumë të ndryshëm mes tyre, megjithëse ngjarjet i kanë detyruar të bien ndonjëherë dakort. Ushtria ngeci pa dëshirë në skenën politike. Ndryshe nga cfarë mendojnë shumë njerëz, ata mezi presin t’i largohen qendrës së vëmendjes, kur interesat e tyre më të mëdha, të rëndësishme të kenë gjetur mbrojtje.
Mbi të gjitha ata kërkojnë të garantojnë se asnjë qeveri e ardhshme nuk do të mbikqyrë buxhetin apo privilegjet e tyre. Një cmim, që ndoshta, politikanët me të gjitha gjasat do ta pranojnë.
Cështja thelbësore në Egjipt është kushtetuta e re; e cila do të përcaktojë që Egjipti të ketë një sistem presidencial apo parlamentar…
Top Channel