Egjipt, sërish grumbullime ne Tahrir

25/01/2012 00:00

Dhjetëra mijëra egjiptianë i janë bashkuar protestës në “Sheshin
Tahrir”, në përvjetorin e parë të revolucionit që kulmoi me rrëzimin e
presidentit Hosni Mubarak nga pushteti.

Ai akuzohet për vrasjen e qindra protestuesve dhe po gjykohet.Shumica e tyre kishin mberritur të marten ne mbremje, duke ngritur tenda, me parrula kunder Këshillit të Lartë të Forcave të Armatosura, qe mori pushtetin ne shkurtin e vitit të kaluar.

Disa prej pjesemarresve festojnë fitoren e partive islamike në zgjedhjet e para parlamentare ndërsa të tjerë bëjnë thirrje për reforma të metejshme politike.  

“Nuk duhet të harrojmë se ka patur gjakderdhje këtu. Nuk është një feste, por një eveniment për t’u derguar ngushellimet vellzerve tane qe humbën jetën nga 25 Janari dhe deri tani”, tha nje protestues.

Për të shënuar njëvjetorin e kryengritjes, është hequr pjësërisht ligji I gjendjes së jashtëzakonshme, një prej kerkesave kyc të protestuesve, Gjatë 30 viteve në pushtet, Mubarak premtoi ndalimin e dekretit, por asnjehere nuk ia arriti.  Egjipti është qeverisur më këtë ligji qe prej vitit 1967. Megjithatë Këshilli Ushtarak deklaroi se ai do të aplikohet vetem gjatë akteve të vandalizmit, pa dhënë shpjegime të tjera. Në fakt, një percaktim I tille, përdoret për të justifikuar shtypjen ndaj protestuesve që kërkojnë kthimin e qeverisë civile. Zgjedhjet e para parlamentare pas rrezimit të Mubarakut nxorrën fituese partitë islamike. Partia “Liri dhe Drejtesi” e Vllazerise Myslimane e ndaluar gjatë rregjimit të Mubarakut.

Top Channel