Delfinët dinë të mësojnë “gjuhë të huaj”

25/01/2012 17:25

Kafshë të zgjuara si majmuni ose qeni janë në gjendje të kuptojnë njeriun në të gjithë gjuhët e botës, por vetëm delfinët mund të mësojnë realisht të flasin një gjuhë të dytë.

Pesë delfinë të mbajtur në një akuarium në Port Saint-Pere, në Francë, shokuan kujdestarët e tyre, kur gjatë gjumit, në gjendje të pavetëdijshme komunikonin midis tyre jo me tingujt e zakonshëm të delfinëve, por nëpërmjet klithmave dhe zërave që lëshojnë balenat.

I vetmi vend në të cilin gjitarët e rritur në akuarium kishin dëgjuar këto tinguj ishte shfaqja e tyre javore, e gjatë 21 minuta, gjatë së cilës në sfond transmetoheshin zërat e balenave, së bashku me zhumra të tjera detare.

Të monitoruar me kujdes, u zbuluan deri në 25 tinguj dhe zëra që nuk janë natyralë për delfinët, por imitime nga ato që ata kanë dëgjuar. Një përfundim i tillë tregon se delfinët janë në vetvete si fëmijë të vegjël, të cilët përpiqet të imitojnë gjithçka në botën që i rrethon.

Gjetjet hapin një kapitull krejtësisht të ri dhe të panjohur mbi jetën e delfinëve. Hapi i radhës i kujdestarëve të tyre, tashmë mund të jetë që t’i mësojnë frëngjisht…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA