Assange moderator televiziv

25/01/2012 15:45

Pas famës që mori nga publikimi i kabllogrameve me shkëmbimet sekrete të diplomacisë amerikane në mbarë botën, Julian Assange po mendon seriozisht të futet në botën e televizionit dhe këtë duket se do ta bëjë nga Moska.

Televizioni rus, “Russia Today”, që transmeton në tre gjuhë, anglisht, arabisht dhe spanjisht, njoftoi nisjen e një talk-show, në mes të muajit mars, ku si moderator do të jetë themeluesi i Wikileaks.

Njoftimi i “Russia Today”, një televizion pro-qeveritar, përforcohet më shumë edhe nga njoftimi i Assange dhënë më 23 janar nëpërmjet Wikielaks, ku shkruante se shumë shpejt do të shfaqej në televizion me një program të tijin, por pa përcaktuar se në cilin televizion.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj tij në Suedi vazhdon dhe autoritetet vendase po presin vendimin e Gjykatës Supreme në Londër në lidhje me ekstradimin ose jo të australianit në vendin skandinav, ku akuzohet për përdhunim.

Gjykata britanike ka vendosur një panel me 7 gjyqtarë, cka konfirmon rëndësinë publike që ka kjo cështje. Assange do të përballet me gjyqtarët në dy seanca dëgjimore duke nisur që nga data 1 shkurt dhe në përfundim të procesit, nëse vendoset për ekstradimin e tij, atëherë Assange duhet t’i lërë menjanë planet e tij për t’u shfaqur në ekran si moderator…të paktën për disa kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA