“Apple” mbylli 2011-n me fitime rekord

25/01/2012 15:50

Kompania e teknologjisë së lartë, “Apple”, regjistroi fitime rekord në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, për një total prej 13,06 miliardë dollarësh, një rritje prej 118% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010.

Kompania ka shitur në këto tre muaj 37 milion “iPhone”, më shumë se dyfish i të njëjtit semestër të 2010-s. “Ky është një moment veçanërisht i mirë për “Apple” dhe kemi edhe disa produkte të reja që presin të dalin në shitje shumë shpejt”, informoi shefi-ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook.

Firma e themeluar nga Steve Jobs pritet të hedhë në treg “iPad” e saj të ri në 3 mars të 2012-s. “Jemi shumë të kënaqur që kemi regjistruar një xhiro totale prej 17,5 miliardë dollarësh në këto tre muaj. Duke parë semestrin e parë të 2012-s, presim që fitimet tona të rriten edhe më shumë”, u shpreh Peter Oppenheimer, shefi i veprimeve financiare të kompanisë.

Bumi ekonomik i “Apple”, përveç “iPhone”, është ndihmuar edhe nga suksesi në shitje i “iPad” dhe laptopit “Macbook”, pajisje që kanë regjistruar një rritje prej 111% dhe 26%, përkatësisht.

Pajisja muzikore e “Apple”, “iPod”, është e vetmja që ka regjistruan rënie në shitjen e saj, me 21% nga tremujori i mëparshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA