Tre gota çaj në ditë janë në gjendje të ndihmojnë në përmirësimin e hipertensionit në njerëzit e prekur nga kjo sëmundje, ishte përfundimi i një studimi të kryer nga një universitet në Australi.

Më parë, janë njohur edhe efekte të tjera pozitive mbi shëndetin e njeriut prej pijes së dytë më popullore në botë, pas ujit. Çaji është i mbushur me antioksidantë dhe konsiderohet si i dobishëm edhe në bllokimin që në lindje të qelizave kancerogjene.

Një studim i mëparshëm i Harvardit i ka atribuar edhe efektin e përmirësimit të sistemit imunitar.

”Provat që çaji ka një efekt të mirë mbi shëndetin janë gjithmonë e më të shumta. Zbulimet e fundit tregojnë se kjo pije është shumë e efektshme edhe për të reduktuar rrezikshmërinë e prekjes nga sëmundjet e zemrës”, u shpreh Jonathan Hodgson, një bashkëautor i studimit.

Disa dhjetëra australianëve, në moshat 35-75 vjeç iu mat mesatarja e tensionit të tyre përpara dhe pasi pranuan që të studioheshin efektet e pirjes së të paktën tre gotave çaj në ditë.

Në përfundim të studimit, u evidentua se mesatarja e tensionit ishte 2-3 njësi më e ulët pas konsumimit të vazhdueshëm të pijes. Tensioni optimal i zemrës është 120-80.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA