
Një prej gjykatësve më me emër në Spanjë po gjykohet për shkeljen e amnistisë së vitit 1977, pasi po heton krimet të kohës së luftë civile dhe të diktaturës së Frankos.
Akuzat ndaj Baltazar Garson, i bërë i famshëm për gjykimin e ish-dikatorit kilian, Augusto Pinochet, u ngritën nga dy grupe të djathta. Ata pretendojnë se ai tejkaloi kompetencat dhe fuqinë e tij kur nisi të hetojë për zhdukjen e 114 mijë njerëzve mes viteve 1936-1975.
Grupe të të drejtave të njeriut kanë mbështetur fuqishëm nismën e gjykatësit, duke thënë se asnjë krim nuk mund të lihet pa u hetuar, ndërsa gjyqin kundër tij e cilësojnë si një skandal.
Sipas mediave spanjolle, të afërmit e viktimave të luftës civile dhe të dikaturës së Frankos, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Garson.
Kjo cështje në Spanjë ka ngjallur debat në opinionin publik në Spanjë, mes atyre që kërkojnë të hetohen dhe atyre që janë kundër hetimeve për krimet e së shkuarës, të mbuluara përmes një amnistie të vitit 1977.
Top Channel