Rusia, konflikt me Izraelin për Holokaustin

24/01/2012 15:20

Hebrenjtë rusë kanë protestuar ashpër ndaj Moskës, pasi zëvendësimit të një pllake përkujtimore të Holokaustit në qytetin jugor të Rostovit.

Në gusht 1942, nazistët ekzekutuan mbi 27 mijë persona në afërsi të qytetit dhe ky është akti unik më mizor, në masakrat e ndodhura në Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një komunikatë, Tel Avivi zyrtari gjithashtu ka shprehur shqetësim.

Sipas Kongresit Rus të Hebrenjve, për më shumë se gjysmën e viktimave, faji i vetëm në jetë ishte qënia pjestar i këtij komuniteti.

Megjithatë, një pllakë e re që ka zëvendësuar mbishkrimin mbi monumentin e vjetër, i dedikohet vetëm “banorëve paqësorë të Rostovit dhe të burgosurve sovjetikë të luftës”.

KRH, një shoqatë që përfaqëson komunitetin e madh hebre në Rusi, kërcënoi me masa të menjëhershme ligjore ndaj Moskës, ndërsa shprehu shqetësimin për rritjen e frymës anti-semite në vend.

Një ditë më parë, një raport i pavarur i autoriteteve gjermane dëshmoi për një rritje shqetësuese të ndienjave anti-hebrehe në vendin që gjatë të shkuarës së tij naziste asgjesoi mbi gjashtë milionë hebrenj në kampe përqëndrimi.

Në pllakën e vjetër përkujtimore, kishte një referim të qartë për vuajtjet dhe asgjesimin e kryesor ndaj komunitetit izraelit. Rreth 1,4 milion hebrenj sovjetikë u vranë në kampet gjermane të përqëndrimit, midis viteve 1941-45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA