Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

24/01/2012 17:45

Një grua lindi gjashtënjakë në qytetin verior të Mazar e Sharif në Afganistan, duke u bërë “heroina” në mediat dhe popullin vendas.

Lindja bëhet më e pazakontë nisur nga fakti, se gruaja 24-vjecare vinte nga zonat rurale të provincës dhe nuk ishte paralajmëruar për shtatzëninë e saj me gjashtë fëmijë.

Autoritetet thanë se ajo lindi gjashtë fëmijët, 3 djem dhe 3 vajza brenda ditës që u shtrua në spital. Fëmijët, sipas doktorëve, janë në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se ndodhen nën peshë, me njërin që peshon vetëm 700 gram.

“Nëna duhej të shtrohej në spital disa ditë më parë, nëse do ta dinte se priste gjashtë fëmijë”, thotë doktori Miruais Rabi, duke deklaruar se shëndeti i saj është i qendrueshëm.

Afganistani është një ndër vendet me lindshmërinë më të lartë në botë, por është gjithashtu ndër të parët me vdekshmërinë më të lartë foshnjore. Studime të tjera pohojnë se ka ulje të vdekshmërisë si foshnjore, ashtu edhe të fëmijëve, por sërish të dhënat tregojnë se 1 në 10 fëmijë ndërron jetë pa mbushur 10 vjec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA