Franca nuk do të tërhiqet nga Afganistani

24/01/2012 17:45

Ndryshe nga sa ishte spekuluar, Franca nuk është duke planifikuar një tërheqje të menjëhershme nga Afganistani, lajmëroi të martën Ministri i Jashëtm, Alain Juppe.

Sipas tij, Parisi nuk do të lejojë të përfshihet nga paniku dhe të tërheqë të gjithë ushtaraët nga koalicioni i NATO-s.

Deklarata vjen pas incidentit të ditës së premte, në të cilën katër ushtarë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën nga një “koleg” afgan, një taleban i infiltruar midis trupave të ushtrisë së rregullt vendase.

Menjëherë pas ngjarjes, Franca shpalli një pezullim të menjëhershëm të të gjithë operacioneve. Ministri i Mbrojtjes, i cili u nis në Afganistan menjëherë pas mësimit të ngjarjes, do t’i adresojë të martën një raport presidentit Nicolas Sarkozy.

”Dëgjoj spekulime për një tërheqje të menjëhershme që përpara fundit të vitit 2012, por nuk jam i sigurt nëse diçka e tillë është studiuar dhe menduar mirë”, u shpreh Juppe përpara një seance parlamentare.

”Nuk duhet të biem në prenë e panikut. Nuk duhet të ngatërrojmë tërheqjen tonë graduale, me një tërheqje të menjëhershme, që mund të sillte pasoja të rënda për ushtrinë franceze, NATO-n dhe Afganistanin”.

Franca mban në vendin arab një forcë prej 4 mijë ushtarësh, pjesë e koalicionit prej 130 mijë ushtarësh të NATO-s, midis të cilëve edhe 286 trupa shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA