Jo vetëm mjek, por edhe i bukur. Kombinimi perfekt për mashkullin e ëndrrave.
Por, pa shumë pretendime bukurie, bluza e bardhë është gjithmonë intriguese. U besojmë jetën dhe e duam vëmendjen e tyre, madje ndonjëherë ata joshin për të krijuar një raport më të afërt. Ndoshta idealizohet pak kur flitet për mjekët, për vetë kontrollin që ky profesion ka mbi gjënë tonë më të shtrenjtë: jetën.
Megjithatë shumë jemi ushqyer ta dashurojmë figurën e tij përmes filmash e serialësh televizivë, që mbajnë për protagonistë mjekë hijeplotë, humanë e të sukssesshëm.
Përgjithmonë Giulia, një nga serialët televizivë më të suksesshëm që është transmetuar në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, mbërtheu vëmendjen e të gjithëve. S’mund të ishte kurrë intrigante historia personale e protagonists, Gulia-s, pa raportin që ajo ndërton me mjekun e saj onkolog, Hermes. I pashëm dhe i ndjeshëm njëkohësisht, Hermes është padyshim romëntikndjellësi ideal për shumë gra.
Sërish nga Italia një tjetër telefilm i 1993-ishit i shfaqet në ekrane. “Amico Mio” mbërthen zemrat e shqiptarëve. Histori personale që ndërtohen brenda murteve të një qendre spitalore në Romë. Massimo Dapporto në rolin e doktor Paolo Magrit zhvillon marrëdhëniet e tij jo vetëm profesionale, por edhe lidhjet që krijohen me kolegët e veçanërisht me pacientët. I pandashmi i tij në këtë serial është vogëlushi i braktisur nga familja, Spilo që përpiqet të ndërtojë jetën e tij në repartin e pediatrisë.
Jemi me sharmantin Richard Gere në “Dr. T & the Women”. Absolutisht një nga filmat e tij më të sukseshëm, ku në këtë komedi amerikane mban rolin e një gjinekologu. Profili i tij nuk do të kuptohej kurrësesi pa gratë të cilat krijojnë kompastin e jetës së tij. Ato janë kudo, të hareshme dhe problematike, në punë dhe jashtë saj.
“Nip and Tuck” një serial shumë i suksesshëm amerikan që ka për protagonist në rolin e një mjeku bukuroshin hollivudian Dylan Walsh. Ai është kirurg plastik dhe çdo episod televiziv sjell detaje nga jeta profesionale që paralelisht ngërthen edhe jetën e tyre private.
George Clooney, i adhuruari i grave, do të shënonte një prej kulmimeve të karrierës së tij në serialin Dr. Doug Ross. Ai është shef i një spitali pediatrik dhe gjatë gjithë serialit, përveç detajeve profesionale ngrihet edhe lidhja paralele me një prej stafit infermieror.
“Something’s gotta give” sjell një tjetër bukurosh të kinemtografisë hollivudiane. Keanu Reeves në rolin e një mjeku shtron peripecitë e profesionit të shoqëruara me hirin sharmant që rri poshtë bluzës së tij të bardhë.
“Waitress” film amerikan që sjell historinë e kamarieres, Jenna. E palumtur nga martesa e saj, vajza joshet nga sharmi i mjekut të saj gjinekolog, dhe arrin që të krijojë një lidhje pasionante me të.
Dr. HOUSE, një serial televiziv i cili bazohet në risite e shkencës dhe që për çdo episiod ndërton emocione të forta përmes lidhjeve që ndërtohen tek protagonisti i tij, Dr. House dhe specifika e çdo rasti mjekësor.
Po aq interesant vjen edhe seriali Grey’s Anatomy, ku një ekip mjekësh zhvillojnë detaje shumë intrigante në jetën profesionale dhe private të një mjeku.
Kinematografia na ka ndikuar të ndërtojmë në imazh piedestalik për figurën e mjekut. Misioni i tij jetë-shpëtues dhe sharmi që i shoqëron protagonistët e bëjnë te adhurueshëm deri në idealizim këtë profesion.
Top Channel