Pas paralajmërimeve të kryetares së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, se bota mund të rrëshqasë në një krizë të ngjashme me Depresionin e Madh të viteve 30`, FMN konfirmon se ekonomia botërore ka hyrë në një zonë rreziku për shkak të rreziqeve nga Eurozona.
Edhe një herë tjetër, institucioni ndërkombetar uli projeksionet për rritjen e ekonomisë botërore, duke e llogaritur këtë herë rritjen globale në 3.25% nga 4 % që ishte më parë.
Për Eurozonën, parashikohet nje recesion i bute ne 2012-ten, me PBB-në që pritet të rrudhet me 0.5%. Vleresimet e rritjes jane reduktuar per te gjitha ekonomite e medha te zones se monedhes se perbashket, perfshire edhe motorin e fuqise ne rajon, Gjermanine.
Kriza e Eurozones duket se nuk do te kurseje as tregjet ne rritje siç jane ato te Europes Lindore dhe Azise. “Ndonese keto tregje”, thuhet ne deklaraten e FMN-se, “Kanë qenë mjaft elastike ndaj goditjeve ne ekonomite madhore vitin e kaluar, treguesit e fundit jane dobesuar ndjeshem dhe klima e pergjithshme e biznesit, eshte perkeqesuar”.
Per fondin, sfida me e ngutshme e Europes tani eshte rikthimi i besimit dhe fundi i krizes se Eurozones. Sa per ekonomite boterore, atyre u lipset politika bindese e konsekuente veprimi per te permiresuar mjedin financiar.
Te henen, shefja e FMN-se, Lagarde paralajmeroi per nje kolaps ekonomik te ngjashem me ate te viteve 1930-te, nje situate nga e cila e gjithe bota eshte e rrezikuar nese nuk do te veprohet per zgjidhjen e krizes ne zonen e euros.
Top Channel