Asnjë marrëveshje Greqi-BE, bursat në rënie

24/01/2012 15:35

Tregjet financiare regjistruan humbje të reja ditën e martë, pasi raundi i dytë i bisedimeve midis Greqisë dhe kreditorëve privatë dështoi.

Ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës janë duke ushtruar presion mbi huadhënësit që të pranojnë interesa më të ulta për kreditë greke, por ndërkohë, bursat kryesore të kontinentit regjistruan një humbje mesatare prej 1%.

Ditën e hënë, kreditorëve iu kërkua që të ulin përqindjen e interesave ndaj Greqisë me 4%, por sipas tyre kjo do të jetë e pamundur, për shkak të rrezikut të madh që paraqit investimi i tyre.

Një marrëveshje është e domosdoshme për Greqinë, për të marrë këstin e parave për të cilat ka nevojë që të mos shpallë falimentimin.

Nga ana e tyre, Ministrat konfirmuan se oferta e tyre për një hua madhore prej 130 miliardë eurosh dhe faljen e gjysmës së borxheve aktuale vazhdon të jetë në fuqi, por i bënë thirrje Athinës që të përshpejtojë reformat e saj struktutore, në mënyrë që të rimëkëmbë ekonominë dhe t’i ofrojë garancitë e domosdoshme kreditorëve të saj.

Sidoqoftë, ndonëse presionet inflacioniste mbi euron vazhdojnë të jenë të mëdha, lajmi i vetëm i mirë është që sektori privat u rrit për herë të parë pas pesë muajsh, sipas të dhënave të publikuara nga “Eurobarometri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA