Rusi, presidencialet, përjashtohet 1 kandidat

23/01/2012 17:20

Themeluesi i Partisë Reformiste ruse, Grigori Iavlinski mund të përjashtohet nga zgjedhjet presidenciale të katër marsit.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Interfax”, që citon një burim nga Komisioni Elektoral Rus që ka preferuar të mbetet anonim.

Sipas burimit, 26 për qind e firmave të mbledhura nga kandidati nuk janë të vlefshme, një përqindje më shumë se tavani prej pesë për qind.

“De fakto mund të thuhet se ky kandidat nuk do të mund të vazhdojë për të marrë pjesë në fushatën elektorale”, ka deklaruar burimi, që ka refuzuar të identifikohet.

Javën e kaluar Komisioni Elektoral Rus mbylli procesin e regjistrimit të dokumenteve për kandidatët në zgjedhjet presidenciale. Për t’u pranuar në garën elektorale duheshin të paktën 2 milionë firma dhe jo mbi 2 milionë e 100 mijë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Nëse Iavlinski përjashtohet, dy do të jënë kandidatët që do të sfidojnë kryeministrin Vladimir Putin në këtë garë: miliarderi Mikhail Prokhorov dhe guvernatori i rajonit të Irkutskut, Dmitry Mezentsev.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kur shpalli kandidaturën, Prokhorov e cilësoi atë si vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij.

”Kam marrë vendimin më të vështirë të jetës sime. Do të konkurroj për president”, deklaroi Prokhorov gjatë një konference për shtyp, ku shtoi se nuk kishte ndërmend ta ndërtonte fushatën e tij në shkëmbim kritikash me Putin.

Ndërsa kandidati tjetër, Dmitry Mezentsev, më herët gjatë muajit hodhi poshtë akuzat se grupi i tij i fushatës zgjedhore kishte mashtruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA