Kroacia do të futet në Bashkimin Evropian tashmë edhe me vullnetin e
qytetarëve të saj. Në referendumin e mbajtur për të konfirmuar vullnetin
e qytetarëve, 66 për qind të qytetarëve janë deklaruar pro integrimit,
ndërsa 33 për qind të tyre kundër Bashkimit Evropian.

Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen megjithatë deri tani janë përpunuar shumica e vendvotimeve.

Ajo që ka qenë interesante në krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare është pjesëmarrja shumë e ulët në referendum. Në këtë referendum kanë votuar rreth 43.5 për qind të votuesve apo rreth 1.9 milionë qytetarë.

Kroatët votuan të dielën në një referendum që do të përcaktojë nëse vendi do t’i bashkohet apo jo bashkisisë së 27 vendeve europiane.

Ndonëse Kroacia ka patur rezultatet mbesëlënëse ekonomike në vitet e fundit, aktualisht vendi me papunësi të lartë dhe stanjacion ekonomik.

”Kroacia nuk do të humbë sovranitetin apo resurset e saj natyrale dhe as nuk do të udhëhiqet nga BE nëse votoni pro”, u shpreh Presidenti Ivo Josipoviç, në një letër të hapur drejtuar popullit para referendumit.

”Nga ana tjetër, duhet të kemi të qartë se Europa nuk do të zgjidhë problemet tona, por gjithsesi, mbetet një mundësi që nuk mund t’i lejojmë vetes ta humbim”.

Kroacia mori ftesën formale për t’u bërë një vend antar në dhjetor dhe referendumi është pengesa e fundit përpara se të konfirmohet zgjerimi i BE-së, duke nisur nga viti 2013.

Kroaci, përleshje në Zagreb

Në prag të referendumit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një grup protestuesish nacionalistë janë përleshur me forcat e policisë kroate në qendër të Zagrebit.

Sipas “REL”, përleshja ndodhi në fund të një tubimi, kur nacionalistët tentuan të hiqnin një flamur të BE-së të vendosur në një ndërtesë.

Në manifestim merrnin pjesë rreth 1 mijë persona, shumica e të cilëve veteranë të luftës dhe protestues të djathtë që kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në Union.

Mësohet se nga përleshjet disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar nga forcat e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA