Profesionet më tërheqëse për seksin e kundërt

23/01/2012 12:00

Sipas një studimi gjerman, beqarët fillojnë të mendojnë seriozisht për partnerin e tyre afatgjatë vetëm pasi kanë mbaruar studimet e larta dhe në përzgjedhje ndikon më shumë se çdo gjë tjetër profesioni.

Kërkuesit e Universitetit të Bremenit dolën në përfundim se profesionet që kanë më shumë sukses janë arkitektura dhe mjekësia. Avokatët apo profesorët janë ata që kanë gjithashtu më shumë sukses me seksin e kundërt.

“Niveli ekonomik dhe të ardhurat luajnë një rol kryesor kur vjen puna për përzgjedhjen e “kandidatëve”. Gjithashtu arsimimi dhe pozita shoqërore janë dy faktorë të tjerë thelbësorë”, shpjegon profesori Uwe Engel.

Femrat pëlqejnë më shumë meshkujt mjekë, arkitektë, psikologë, hetues, shkencëtarë, policë, profesorë, avokatë, gazetarë dhe inxhinierë.

Ndërsa meshkujt pëlqejnë më shumë femrat avokate, stjuardesa, mjeke, drejtoresha, shkencëtare, hetuese, arkitekte, inxhiniere, stiliste dhe mësuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA