Në Parlamentin Evropian të martën pritet të votohet Raporti për Kosovën i raportueses për vendin tonë Ulrike Lunacek.

Raportit fillestar, i janë bashkuar rreth 200 amandamente të europarlamentarëve që mund ta ndryshojnë përmbajtjen e tij, pasi një pjesë e madhe e tyre janë propozuar nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.

Më herët, bën të ditur Kosovatimes, Komiteti për Punë të Jashtme i këtij Parlamenti do të debatojë për këtë raport.

Raporti do të bëjë thirrje për liri më të madhe të shtypit, mbyllje të Termocentralit “Kosova A”, ndërsa do të kërkojë edhe më shumë punë e llogaridhënie nga EULEX-i në Kosovë.

Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës janë duke u munduar që edhe Parlamenti Evropian të ketë qëndrim neutral ndaj Kosovës. Deri tani ky institucion, ndryshe nga Këshilli dhe Komisioni Evropian, e trajton Kosovën si shtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA