Në një test force dhe qëndrese, për shumë orë me radhë, 4 km larg pikës kufitare të Merdarës, u zhvillua protesta e lëvizjes Vetëvendosje “Serbia nuk kalon”, ashtu siç në fakt duhet të ishte mbajtur më 14 janar.

Kordoni i policisë në protestën e 22 janarit ishte krijuar pak km më tej, në udhëkryqin e Orllanit mes dy urave, ku për orë me radhë u ngujuan protestuesit e Vetëvendosjes me parrullat kundër qeverisë dhe për bashkim kombëtar.

Pas një udhëtimi ku makina e tij u kontrollua nga policia, kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti shpjegoi arsyet se përse pas shfuqizimit të mocionit për reciprocitet të plotë, VV po protestonte sërish.

“Kjo tregon edhe një herë që qytetarët e Kosovës nuk frikësohen nga përpjekjet e qeverisë kosovare për t’i zmbrapsur”, shpjegon Kurti.

Pas bujës së protestës së mëparshme, në njërën nga urat ishte vendosur dhe William Walker.

“Besoj te e drejta e njerëzve për protestë pa dhunë nëse ata mendojnë se qeveria nuk po sillet siç duhet”, shprehet Walker.

Dhe e tillë do të vazhdonte protesta deri sa ra nata!

Mes temperaturave nën zero dhe kushteve të vështira të rrugëve, protesta kësaj here zgjati më shumë dhe incidenti i vetëm deri në orët e së dielës në darkë ishte rrëshqitja e një personi nga ngricat në anë të rrugës ku qëndronin protestuesit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA