Të gjithë personat që dëgjojnë muzikë në kufje duhet të bëjnë kujdes. Izolimi i zhurmave të tjera dhe përqendrimi vetëm tek këngët e preferuara mund të sjellë edhe humbjen e jetës sepse gjithmonë e më shumë kufjet bëhen burim aksidentesh.
Një studim amerikan i publikuar në revistën “Injury Prevention”, sqaron se gjatë viteve të fundit janë trefishuar viktimat si pasojë e dëgjimit të muzikës me kufje duke ecur në rrugë. 116 incidente mund të ishin evituar nëse nuk do të përdoreshin kufjet.
“Mungesa e dëgjimit e shkaktuar nga kufjet është një problem i madh sepse shpesh sinjalet akustike të makinave janë po aq të rëndësishme sa ato vizive”, shkruhet në revistë.
Pra, të ecësh në rrugë duke dëgjuar me volumin në maksimum Led Zeppelin është njësoj si të ecësh me sy mbyllur. Një tjetër e dhënë shqetësuese: 2/3 e viktimave janë më pak se 18 vjeç.
Por, jo vetëm kaq. Dëgjimi i vazhdueshëm i muzikës në kufje mund të dëmtojë seriozisht dëgjimin. Niveli i dëmtimit është i barabartë me atë dëmtim që pësojnë njerëzit që punojnë nëpër fabrika apo në pistat e ngritjes së avionëve.
Top Channel