Irak, në pranga 7 terroristë

23/01/2012 00:00

Kanë përfunduar në pranga shtatë pjesëtarë të një celule terroriste në
Irak, të cilët kanë pranuar se janë përgjegjës të atentatit të nëntorit
të vitit 2003 kundra bazës italiane në Nassyiria.

Ngjarja tragjike i mori jeten 28 personave. 12 prej tyre ishin karabiniere, pese ushtare, dy civile dhe nente irakiane. 58 persona u plagosen, 19 prej tyre shtetas italiane. Lajmin e ka beret e ditur agjensia e shtypit Aswat-Al-Irak, duke shtuar se arrestimet jane bere ne baze te hetimeve qe po zhvilloheshin per nje tjeter atentat qe ndodhi ne Irak ne fillim të janarit ne Nassyiria dhe qe u mori jeten 50 besimtareve, duke plagosur 80 te tjere nderkohe qe ishin drejtuar per ne qytetin e eKerbales, ku gjendet varri i Imamit Hussein, nip i Profetit Muhamed.

Celula terroriste u ka thene investiguesve se autocisterna qe shpertheu vite me pare kundra bazes italiane ishte drejtuar nga nje maroken.Vrasja e italianeve shokoi mbare vendin fqinj ne 2003-shin. Mediat transmetuan direkt çuarjen e trupave te pajete ne Itali dhe percjelljen e tyre per ne banesen e fundit.

Top Channel