Republika e Ganës u është bashkuar vendeve që kanë njohur pavarësinë e shtetit të ri të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur numri dy i qeverisë kosovare, Behgjet Pacolli, në një konferencë për shtyp, ku ka raportuar edhe për fushatën e tij lobuese nëpër botë.

Afrika është kontinenti ku aktualisht është përqendruar lobimi i diplomacisë kosovare për të siguruar njohje të reja, ndërkohë që nuk mungon interesi edhe në Amerikën Latine.

Me njohjen e Ganës shkon në 88 numri i vendeve që kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur e sovran, ndërkohë që duhen rreth 120 që një shtet të bëhet anëtar i OKB-së.

Në kontinentin e vjetër janë pesë vendet e Bashkimit Evropian, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro që refuzojnë ta njohin atë, disa nga frika e separatistëve dhe disa nga marrëdhëniet me Serbinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA