Brazil, superoperacion kundër zonave informale

23/01/2012 00:00

Policia braziliane kreu një operacion masiv kundër vendbanimeve të jashtëligjshme të ngritura nga punonjës pa tokë në San Paolo, për t’i kthyer tokën pronarëve të ligjshëm.

Por banorët e varfër të zonës, nuk e kanë pritur mirë ndërhyrjen e policisë dhe u përleshën me ta. Mësohet se 16 persona u arrestuan dhe pas kësaj, policia njoftoi se ka nën kontroll të gjithë zonën dhe se pavarësisht kaosit, autoritetet saktësuan se prisnin më shumë dhunë e rezistencë nga banorët.

Mediat braziliane njoftuan se nga kjo zonë me ndërtime të paligjshme do të dëbohen rreth 6 mijë banorë që jetojnë aty prej 8 vitesh. Qeveria e shtetit të San Paolos tha se do të përpiqet të gjejë strehim alternativ për të gjithë të shpërngulurit dhe ka nxitur një pjesë të tyre të rikthehen në fshatrat dhe zonat rurale nga ku janë larguar.

Top Channel