
Kryemyftiu palestinez, Muhamed bëri thirrje për luftë kundër Izraelit dhe e quajti detyrë të palestinezëve “vrasjen e cdo qytetari izraelit”.
“Është detyrë e cdo palestinezi të luftojë hebrenjtë dhe të vrasë të gjithë pasardhësit e majmunëve dhe të derrave”, deklaroi kleriku i lartë palestinez.
Kjo deklaratë e fortë e lëshuar nga Myftiu, ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të Izraelit. Uzi Landau, Ministër Energjitike në qeverinë e Netanjahut dhe eksponent i partisë së ekstremit të djathtë, Israel Beitenu ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të Myftiut palestinez.
Landau bëri thirrje për nisjen e hetimit për deklaratat e Myftiut, që i quan rraciste dhe ksenofobe.
“Policia duhet të nisë një hetim, dhe nëse është e nevojshme të prangosë dhe dënojë Myftiun për këtë deklaratë”, tha Landau.
Top Channel