Kroatët votojnë të dielën pro ose kundër Bashkimit Europian, në një referendum që do të përcaktojë nëse vendi do t’i bashkohet apo jo bashkisisë së 27 vendeve europiane.

Sipas sondazheve, rreth 60% e kroatëve e mbështesin antarësimin, ndërsa të gjitha partitë e mëdha në vend kanë bërë thirrje për të votuar pro.

Megjithatë, kundërshtarët shprehin frikën se një votë në mbështetje të integrimit do të përkthehej me humbje të sovranitetit, vetëm dy dekada pasi Kroacia u bë një shtet i pavarur.

Ndonëse Kroacia ka patur rezultatet mbesëlënëse ekonomike në vitet e fundit, aktualisht vendi me papunësi të lartë dhe stanjacion ekonomik.

”Kroacia nuk do të humbë sovranitetin apo resurset e saj natyrale dhe as nuk do të udhëhiqet nga BE nëse votoni pro”, u shpreh Presidenti Ivo Josipoviç, në një letër të hapur drejtuar popullit.

”Nga ana tjetër, duhet të kemi të qartë se Europa nuk do të zgjidhë problemet tona, por gjithsesi, mbetet një mundësi që nuk mund t’i lejojmë vetes ta humbim”.

Kroacia mori ftesën formale për t’u bërë një vend antar në dhjetor dhe referendumi është pengesa e fundit përpara se të konfirmohet zgjerimi i BE-së, duke nisur nga viti 2013.

Kroaci, përleshje në Zagreb

Në prag të referendumit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një grup protestuesish nacionalistë janë përleshur me forcat e policisë kroate në qendër të Zagrebit.

Sipas “REL”, përleshja ndodhi në fund të një tubimi, kur nacionalistët tentuan të hiqnin një flamur të BE-së të vendosur në një ndërtesë.

Në manifestim merrnin pjesë rreth 1 mijë persona, shumica e të cilëve veteranë të luftës dhe protestues të djathtë që kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në Union.

Mësohet se nga përleshjet disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar nga forcat e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA