Zgjedhjet në Egjipt, fiton “Vëllazëria Muslimane”

21/01/2012 14:20

Procesit të gjatë e të lodhshëm të votimit në Egjipt i ka ardhur fundi. Komisioni Qendror Zgjedhor në Kajro shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Ashtu sic parashikonin sondazhet e para, partia Drejtësi dhe Liri, e njohur ndryshe si “Vëllazëria Muslimane” ka mundur të marrë 127 mandate në Asamblenë e re, e barabartë me 40 përqind të vendeve. Në vendin e dytë janë renditur muslimanët radikalë, salafitët me 96 mandate, ndërsa në vendin e tretë me 36 mandate u renditën liberalët e Ëafd, 33 mandate mori Blloku Egjiptian, koalicion ku bën pjesë edhe partia e miliarderit Naguib Sauiris.

Këto ishin mandatet e ndara sipas sistemit proporcional, që jep 2/3 e 498 mandateve që do të ketë asambleja e re e Egjiptit, 1/3 do të plotësohet sipas votimit në mazhoritar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA