SHBA thirrje rumunëve të shmangin dhunën

21/01/2012 00:00

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qytetarëve rumunë që të shmangin
dhunën në protestat e organizuara nga shkurtimet buxhetore të qeverisë
dhe nga masat e ashpra ekonomike.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e njerëzve për të protestuar dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore. Por u kanë bërë thirrje autoriteteve dhe protestusve që të tregojnë vetpërmbajtje.

Rumunët kanë zhvilluar protesta masive antiqeveritare ditët e fundit kundrë masave të shkurtimeve buxhetore, ku përfshihet edhe një reformë e debatueshme shëndetësore. Protesta të ngjashme ka patur edhe në Greqi.
Protestuesit janë përleshur me policinë në disa prej demonstrimeve.

Ditën e premte rreth 7000 njerëz morën pjesë në një miting në Bukuresht, i cili u organizua nga partitë opozitare e ku u bë thirrje për dorëheqjen e presidentit Traian Basescu.Shkurtimet buxhetore në Rumani janë ndërrmarë si pjesë e huasë prej miliarda dollarësh që vendi ka marrë nga Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Top Channel