SHBA, mbyllja e ambasadës në Damask

21/01/2012 04:49

Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar mundësinë e mbylljes së Ambasadës së tyre në Damask, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.

“Asnjë vendim nuk është marrë, por ne kemi shqetësime serioze për gjendjen e përkeqësuar të sigurisë në Damask, që përfshin furinë e fundit të auto-bombave, që vë në rrezik sigurinë e personelit të ambasadës”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë me shkrim.

“Ne kemi kërkuar që qeveria siriane të marrë masa shtesë për sigurinë dhe mbrojtjen e ambasadës tonë. Qeveria siriane është duke marrë parasysh kërkesën tonë”, thuhet më tej në deklaratë.

Mbyllja e ambasdës do të priste edhe ato pak marrëdhënie të mbetura mes dy shteteve.

Në tetor, Shtetet e Bashkuara tërhoqën Ambasadorin Robert Ford, pasi ai u sulmua në Damask nga ajo që një zyrtar amerikan e përshkroi si “turmë e armatosur”.

Rreth 100 protestues pro-qeveritarë u përpoqën të sulmonin, Fordin, për shkak të një takimi që ai pati me udhëheqësin e opozitës Hassan Abdul Azim. Më vonë, autokolona e tij u sulmua sërish.
 
Shqetësimi në rritje për sa i përket sigurisë, erdhi muajin e fundit kur dy auto-bomba që sulmuan dy degë të Zyrave të Sigurisë në Damask, shkaktuan mjaft viktima.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA