Nigeri, valë shpërthimesh në Kano

21/01/2012 01:45

Një numër i madh njerëzish kanë mbetur të vrarë në një seri shpërthimesh të koordinuara në qytetin verior të Nigerisë, Kano.

Rajonet dhe drejtoritë e  Policisë kanë qenë shënjestrat. Të shtëna armësh janë dëgjuar në disa zona.

Grupi militant islamik Boko Haram mori përsipër autorësinë e sulmeve. Grupi ka qenë pjesë e fushatës së dhunës gjatë muajit të fundit, sidomos në veri të vendit Afrikan.       

Autoritetet në Kano kanë shpallur menjëherë gjendjen e  jashtëzakonshme për 24 orët e ardhshme. Raportet e zyrtarëve dhe dëshmitarëve bënë të ditur se të paktën shtatë njerëz kanë mbetur të vrarë në rreth gjashtë shpërthime.

Një doktor në spitalin rajonal tha për BBC se të paktën pesë trupa të vdekur ishin sjellë. Gazetarët  thonë se paniku dhe tymi kanë pushtuar qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA