Janë të paktën 121 të vdekurit nga atentatet spektakolare dhe të përgjakshme të kryera natën e kaluar në Kano të Nigerisë, nga integralistët islamikë të sektit Boko Haram.
80 trupa të pajetë janë dërguar në morgun e spitalit kryesor të qytetit verior dhe mbi të gjithë ishin të qarta plagët e shkaktuara nga armët e zjarrit.
Ndërsa të tjerët janë rekuperuar në orët e fundit nëpër rrugë nga personeli i Kryqit të Kuq lokal. Ndërkohë, autoritetet kanë dekretuar një shtetrrethim 24-orësh.
Atentatet e orëve të natës u kryen me shpërthime të koordinuara. Rajonet dhe drejtoritë e Policisë ishin shënjestrat e terroristëve. Gjithashtu, të shtëna armësh u dëgjuan në disa zona.
Grupi militant islamik Boko Haram mori përsipër autorësinë e sulmeve. Ai ka qenë pjesë e fushatës së dhunës gjatë muajit të fundit, sidomos në veri të vendit afrikan.
Top Channel