Nafta, OPEC në Iran: Të garantohet lëvizja e lirë

21/01/2012 13:50

Presidenca e radhës e OPEC, organizatës së vendeve eksportuese të naftës, mbahet nga Iraku. Për këtë ministri irakian i naftës, Abdul Karim Luaby zhvilloi një vizitë zyrtare në Iran.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Luaby është pritur në Teheran nga homolgu vendas, Rostam Qasemi. Vizita e Luaby, sipas agjencisë në fjalë, kishte si synim inkurajimin e autoriteteve iraniane për të garantuar lëvizje të lirë të eksportit të naftës në Lindjen e Mesme, e vecanërisht në Gjirin Persik.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura dhe vjen pak javë pas tronditjes së tregjeve ndërkombëtare të naftës, shkaktuar nga deklarata e Iranit për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, pikëkalim strategjik detar nëpërmjet së cilës kalon 40 përqind e naftës që importohet nga vendet e Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA