Monitoruesit në Siri, diskutime të Ligës Arabe

21/01/2012 00:00

Liga Arabe ka nisur një seri diskutimesh në qendër të të cilave është zgjatja ose jo e misionit të monitoruesve në Siri.

Teksa dhuna ne vend vazhdon, ne Kajro debatohet mbi raportin e kreut te misionit dhe te dielen ministrat e organizates do te dalin me nje vendim mbi kete ceshtje. Misioni i 165 vezhguesve perfundoi te enjten pa asnje shenje qetesimi te masave te egra qeveritare mbi protestuesit.

Mendimi i pergjithshem eshte se liga mund te vendose zgjatjen e tij me nje muaj tjeter. E premtja solli te tjera trazira ne vend. Aktivistet flasin per 7 persona te vrare vetem dje nga forcat siriane te sigurise. Protestuesit kerkuan fundin e misionit vezhgues qe sipas tyre, nuk beri asgje per te ndaluar dhunen e hekurt te qeverise.

Raportet e mberritura Keshillit të Sigurimit te OKB-se tregojne se 400 vete jane vrare ne Siri vetem pergjate 10 diteve te para te monitoruesve te Liges atje. OKB-ja e vendoste me heret bilancin e viktimave qe nga fillimi i trazirave ne 5.000. qeveria siriane thote nga ana tjeter se 2.000 anetare te forcave te saj te sigurise jane vrare ne luftime me bandat e armatosura dhe terroristet.

Me pershkallezimin e situates ne vend, Shtetet e Bashkuara njoftuan se po shqyrtojne mundesine e mbylljes se ambasades ne Damask dhe terheqjes se te gjithe stafit per shkak te shqetesimeve te medha mbi sigurine e pjesetareve te tij.

Zyrtaret ne ëashington thone se jane duke zhvilluar bisedime me autoritetet siriane, si dhe qeverine britanike e ate kineze qe i kane selite diplomatike prane asaj amerikane. Por deri tani, nuk eshte marre asnje vendim perfundimtar.

Top Channel