Prej pesë vitesh prindërit kishin refuzuar të përcaktonin nëse fëmija e tyre ishte një vajzë apo një djalë. Por pesë vite më vonë, “enigma” e tyre u zgjidh…fëmija është një djalë.
Cifti Beck Laxton dhe Kieran Cooper, në Kanada rritën fëmijën e tyre Sasha, duke ruajtur “neutralitetin e gjinisë” dhe duke i lënë dorë të lirë të vendoste nëse do të ishte vajzë apo djalë.
Sasha lindi me një “defekt” gjenetik dhe si prindërit, ashtu edhe mjekët e kishin të vështirë, fillimisht t’i përcaktonin gjininë. Për këtë prindërit vendosën t’ia lënë kohës të vendoste, duke e rritur Sashën me statusin “neutral”. Ata shmangnin t’i thërrisnin “ajo” apo “ai”, duke e quajtur vetëm “fëmija ynë”. Sekretin e tyre e dinte vetëm një grup i vogël njerëzish, më të afërmit.
Sasha vetë vendosi “të ishte djalë” pasi për 5 vite me radhë u rrit duke patur si rrobat e djemve, ashtu edhe të vajzave.
“Tashmë në moshën 5-vjecare, Sasha nuk ka dyshime, është djalë dhe vesh vetëm rrobat e djemve, duke braktisur fustanet e kukullat”, thonë prindërit e tij, duke sqaruar se nuk ka patur asnjë imponim prej tyre në zgjedhjen e tij.
Top Channel