Jemen, imunitet për Saleh

21/01/2012 00:00

Në Jemen, parlamenti miratoi ligjin e kontradiktor që i garanton presidentit Abullah Saleh imunitet nga ndjekja penale pas tërheqjes nga pushteti.

Saleh nënshkroi një marrëveshje për t’u tërhequr nga pushteti, ku si garanci për këtë veprim kërkoi imunitet nga të nga akuzat e ngritura kundër tij për vrasjen e protestuesve  gjatë këtyre muajve protestash në vend.

Ligji u shoqërua me debate të forta, si në parlament nga opozita ashtu edhe nga populli jemenas. Shumë prej tyre kërkojnë që Saleh të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura kundër tij. Ndër akuzat që rëndojnë mbi të është edhe ajo e dhënies së urdhërit për vrasjen e protestuesve.

Por përvec Saleh, imunitet të pjesshëm ndaj akuzave përfitojnë edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Abdullah Saleh është lideri i radhës, së bashku me atë sirian, Bashar al Assad që po përballet me revoltën popullore që kërkon reforma dhe demokratizim të jetës politike në vend. Saleh u ngjit në pushtet në vitin 1978 dhe që prej asaj kohe, deri në ditët e sotme ka udhëhequr vendin i vetëm.

Top Channel