Shpërthime të fuqishme diellore

20/01/2012 17:30

Ashtu sic kishte paralajmëruar NASA gjashtë vite më parë, 2012-ta parashikohet një vit tejet aktiv për Diellin.

Në fakt, agjencia amerikane e hapësirës, ka kapur shpërthime të fuqishme në sipërfaqen e yllit të sistemit tonë. Shpërthimi, i quajtur “shpërthimi 1401” zgjati rreth 1 orë. Po ashtu një tjetër aktivitet u regjistrua po ditën e enjte, për pasojë një “re diellore” e klasit M3, e konsideruar si një stuhi gjeomagnetike tepër e fortë që sjell çrregullime në telekomunikim, u clirua në hapësirë, drejt Tokës e Venusit.

Në gjuhën e astronomisë, A, B, C, M dhe X janë shkallët e vlerësimit të një stuhie diellore, A konsiderohet më e dobeta dhe X më e fuqishmja sipas densitetit, e ndjekur nga një numër nga 1 deri në 9, gjithmonë nga më e dobeta drejt më të fuqishmes. (2 sa dyfish i 1, 3 sa trefishi i 1…).

“Stuhia elektromagnetike” pritet të mbërrijë në Tokë gjatë fundjavës, dhe më shumë probleme, sipas NASA-s, do të hasin satelitët, komunikimet satelitore, ato elektronike e elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA