SHBA, debati republikan, Gingrich kundër mediave

20/01/2012 00:00

Pretendenti republikan për të qenë kandidat përballë presidentit aktual, Barack Obama në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Newt Gingrich sulmoi mediat, të cilat publikuan lajmin se ai dikur kishte kërkuar një “martesë të hapur”.

Gingrich deklaroi në debatin e radhës të organizuar nga CNN, se vetëm ngritja e kësaj cështje ishte e turpshme dhe akuzoi mediat amerikane si shkatërrimtare, të liga dhe negative.

Në debatin e fundit para zgjedhjeve në Karolinën e Jugut u shfaqën 4 kandidatët e mbetur, Mitt Romney, Newt Gingrich, Rick Perry (që ka vendosur të tërhiqet) dhe Rick Santorum.

Ata debatuan ashpër me njëri-tjetrin, por sërish hierarkia nuk ka ndryshuar. Ndërsa Gingrich kishte fituar pikë ndaj kandidatit Mitt Romney, ish-gruaja e tij foli me mediat për dëshirën e tij për një “martesë të hapur”.

Vec hapjes së zjarrtë të debatit nga ana e Newt Gingrich, një tjetër pikë e nxehtë ishte kur Romney u pyet nëse kishte deklaruar taksat e tij. I pyetur nëse do të publikonte taksat e tij për 12 vitet e fundit, Romney hezitoi dhe tërhoqi pakënaqësi tek publiku. Pasuria e Romney mendohet të arrijë në rreth 200 milion dollarë, para të cilat ai thotë se i ka fituar duke punuar ndershmërisht dhe se nuk kishte ndërmend të kërkonte falje “se i kishte ecur në jetë”.

Top Channel