Eksperti amerikan për cështjet e Ballkanit, Daniel Server ka deklaruar se zgjidhja për cështjen e Kosovës ndodhet brenda planit të Ahtisarit.

Duke folur në një konferencë të mbajtur në Beograd, Server ka nënvizuar se me pranimin e këtij plani Serbia do të mund të përmbushë qëllimin e saj për të qeverisur komunat në veri të Kosovës.

“Është e qartë që serbët në veri të Kosovës do të kenë vetëqeverisjen e tyre”, ka theksuar më tej Server.

Ndërsa në një konferencë tjetër të zhvilluar në ditët e fundit në Uashington, mbi paqen në Ballkan, analisti i njohur u shpreh se Kosova dhe Bosnja nuk janë ende gati për t’u anëtarësuar në NATO, gjë që mund t’iu garantojë atyre paqen e përhershme.

Në konferencën në fjalë ishte i pranishëm edhe kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili deklaroi se Serbisë nuk i duhet dhënë drita jeshile për anëtarësimin në BE para Kosovës.

Engel theksoi se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet, pasi ndryshe Serbia do të pengojë integrimin e shtetit të ri.

“Sa më shpejt që Beogradi ta kuptojë se ndarja e Kosovës është e pamundur, aq më shpejt ne do të kemi paqe atje”, deklaroi Engel, i njohur ndryshe is avokati i pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera kongresmeni tha se trupat amerikane nuk duhet të tërhiqen nga Kosova dhe nuk duhet ta mbyllin kampin e tyre Bondsteel, por përkundrazi të shtojnë praninë pas largimit nga Iraku.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kongresmeni tjetër Chris Smith, i cili tha se problemet në Kosovë e Bosnje tregojnë se prania e NATO-s në Ballkan është e domosdoshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA