Banorët e fshatit Bellanicë e kanë zhvendosur në Prishtinë, protestën e tyre për pronat në autostradën Ibrahim Rugova.

Gjate paradites, dhjetera banore protestuan para Agjencise Kosovare te Privatizimit, te cilen e akuzojne se ka privatizuar padrejtesisht tokat e tyre.

Me tej, grupi i protestuesve e vazhdoi protesten para godines se kryeministrise me ankesen se askush nuk po i degjon. Gjate javes shume prej tyre ishin arrestuar nga policia e Kosoves teksa protestonin ne vendin e quajtur Dubrave, ku kompania ndertuese e autostrades po nderton nje gurethyes.

Banorët e Bellanices thonë se, nuk janë kundër ndërtimit të autostradës Vërmice-Merdare por privatizimin pa leje. Ankohen se nuk kane marre asnje cent per shpronesim, nderkohe qe Ata kërkojnë rikthimin e pronave të cilat thonë se u janë marrë nga regjimi jugosllav në vitet 1950 dhe 1960.

Më pas, pronat janë inkorporuar në kuadër të ndërmarrjes “Mirusha”, e cila përfundimisht është privatizuar nga AKP në vitin 2007.Banorët akuzojnë zyrtarët komunal dhe qeveritarët që sipas tyre u janë përvetësuar pronat banorëve me qëllim të përfitimi personal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA