Ofensivë madhore në kryeqytetin e Somalisë

20/01/2012 10:15

Forcat pro-qeveritare kanë lëshuar një ofensivë madhore ndaj kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, në një përpjekje për të fituar territorin e kontrolluar nga ekstremistët e Al-Shababit.

Rreth një mijë ushtarë, të mbështetur nga 20 tanqe, kanë arritur të depërtojnë në linjat e armikut dhe të zaptojnë tre baza të organizatës së lidhur ngushtësisht me Al-Kaedën.

Bashkimi Afrikan, i cili mbështet forcat qeveritare, informoi se sulmi i parë është realizuar në periferi të kryeqytetit Mogadishu.

Trupat e rregullta të ushtrisë keniane dhe etiopiane kanë ndërmarrë së fundmi sulme ndaj bazave të Al-Shababit.

Somalia, një vend që nuk ka një qeveri funksionale që prej vitit 1992, kontrollohet gjerësisht nga forcat e organizatës terroriste, që ka imponuar një ligj të ashpër islamik mbi milionat e banorëve që kontrollon.

Një prej vendeve më të varfëra në botë, Somalia përballet me një krizë humanitare, ndërsa me mijëra persona, kryesisht fëmijë, besohet se vdesin çdo ditë nga uria, pasi konflikti e ka bërë të pamundur aksesin ndaj ndihmave humanitare për shumë zona të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA