Kur vjen fjala tek mbledhja e fondeve për fushatë, duket se gjithçka
është e lejueshme, madje edhe dalja nga kornizat e zyrtarit me te
rendesishem te vendit per te veshur petkun e nje njeriu te zakonshem, qe
nuk druhet te testoje aftesite e tij vokale perpara nje salle te
mbushur plot me njerez.
Eventi i organizuar ne Apollo Theater ne New York ngjiti ne skene plot kengetare te njohur, por ishte kenga e presidentit Obama ajo qe ngriti publikun ne kembe.
Pasi kaloi vala e entuziasmit, presidenti iu rikthye pozicionit te tij duke bere nje permbledhje te arritjeve te administrates aktuale perfshire ketu reformen ne shendetesi, krijimin e vendeve te reja te punes dhe fundin e luftes se Irakut. Obama gjeti rastin te falenderonte donatoret e fushates se tij per mbeshtetjen e dhene, por u terhoqi vemendjen nga vetekenaqja ne zgjedhjet e ketij viti.
“Nuk duhet te kenaqeni sepse cdo gje qe kemi bere tre vitet e fundit, rrezikohet ne keto zgjedhje. Amerika nuk do te fitoje nese bejme te njejtat gjera, nese i pergjigjemi sfidave ekonomike me te njejtin sllogan te vjeter ulni taksat per pasaniket, lerini kompanite te bejne ç’te duan edhe nese kjo demton njerezit e thjeshte dhe me kete parim, te mendosh se prosperiteti do te vershoje per te gjithe”, tha Obama.
Ne fushaten per rizgjedhje, kampi i Obames dhe aleatet e tij demokrate mblodhen me shume se 68 milione dollare gjate tre muajve te fundit te 2011-tes, duke lene pas rivalet republikane teksa gara per Shtepine e Bardhe, po afron.
Top Channel