Në mendjen e një vrasësi serial

20/01/2012 17:35

Cfarë ka në mendjen e një vrasësi serial? Cfarë ndikon në sjelljen e tij? Këtyre pyetjeve u kanë dhënë përgjigje disa studiues, të cilët kanë dalë në përfundim se vrasësit serialë veprojnë sipas një ligji matematikor.

Andrei Chikatilo është një prej vrasësve serialë më të egër në histori i cili ka vrarë 53 persona në periudhën e viteve 1978-1990. Burri ka vepruar gjithmonë në qytetin rus të Rostovit dhe viktimat e tij ishin të pastrehët që i takonte rastësisht, por ka pasur edhe raste të vrasjes së grave dhe fëmijëve të vegjël.

Duke studiuar sjelljen e tij është zbuluar se Chikatilo kishte një mënyrë të çuditshme për të vepruar. Ai vriste në intervale të rregullta: çdo tre ditë ose çdo tre vjet.

Studiuesit kanë dalë në përfundimin se në trurin e Chikatilo-s ndodhte ajo që ndodh tek të sëmurit me epilepsi, krijohej një plagë që provokohej nga “shpërthimi” i një neuroni. Ky “shpërthim” ndizte qindra neurone të tjera duke krijuar një efekt zinxhir në tru dhe që i ndizte nevojën për të vrarë.

Ja përse në rastin e vrasësit rus mund të kalonin vite pa vrarë ose edhe vetëm disa ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA