Një indonezian, i cili në një faqe ateiste në Facebook shkroi se “Zoti nuk ekziston” është arrestuar dhe tanimë rrezikon seriozisht përfundimin në qeli.

Shtetasi i arrestuar është një 31-vjecar, punonjës civil dhe ndodhet në gjendje arresti. Deklarata e tij ka shkaktuar zemërimin e një grupi të madh njerëzish të cilët e kanë sulmuar atë, po në faqen e Facebook. Tashmë, ai mund të humbasë edhe vendin e tij të punës.

Ateizmi është në kundërshtim me ligjet në Indonezi, vendi me numrin më të madh të besimtarëve muslimanë. Dënimi, për këdo që pohon ateizmin e tij, mund të shkojë deri në 5 vite burg.

Indonezia, përvec islamizmit, njeh praktikimi edhe të pesë feve të tjera në vend, por jo ateizmin. Sipas mediave lokale, përvec atyre që e sulmuan, shumë të tjerë kanë dalë në mbrojtje të tij, duke kërkuar lirimin e 31-vjecarit.

Top Channel