Neil White është një burrë britanik në pamje të parë krejtësisht normal, por që i ka vënë vetes një mision shumë të çuditshëm: të shohë çdo film të mundshëm që del në treg në Britaninë e Madhe.

Ky mision është përmbushur në vitin 2011 sepse Neil ka parë nga fillimi në fund 600 filma gjatë vitit të kaluar pa lënë as edhe një pa parë. Të njëjtën gjë ai ka planifikuar ta bëjë edhe gjatë vitit 2012.

“Nëse ka një film që do të dalë në kinema kam vendosur të shkoj ta shoh”, shprehet 48-vjeçari për ‘Daily Mail’.

Burri ka parë edhe filma nga vende si Japonia, Kirgiztani dhe Irani. Neil ka parë edhe filma që nuk përfillen as nga specialistët e kinemasë.

“Kritikët shohin 5-6 filma në javë, pra 300 filma në vit dhe kini parasysh se kjo është puna e tyre”, shprehet Neil.

Pasi shikon filmin, Neil shkruan për të në faqen www.everyfilmin2012.com (viti i kaluar ishte adresa www.everyfilmin2011.com). Pse e bën këtë? Ja shpjegimi:

“Burrat në moshën time fillojnë e merren me diçka: i japin motorit ose ngjisin mallet. Mua nuk më pëlqejnë motorat dhe nuk jam i aftë për alpinizëm, kështu që shoh filma.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA