Greqia dhe kreditorët e saj privatë janë pranë një marrëveshjeje që parashikon një shkurtim prej 50 për qind të borxhit në këmbim të dhënies së titujve të shtetit.

Bëhet fjalë për koncesione që do të kenë një rritje graduale nga 3.5 për qind në 4.6 për qind, me një mesatare nga 4 në 4.2 për qind.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë negociatave mes palëve, të cilave u referohet agjencia prestigjoze e lajmeve ekonomike “Dow Jones”.

Palët po diskutojnë për një periudhë faljeje pothuajse 10-vjecare mbi pagesat e borxhit dhe për anulimin e mundshëm të tij për kreditorët privatë deri në kuotën 65 deri në 70 për qind.

Kjo ishte situata deri paradite, kur u mbyllën negociatat, të cilat do të rifillojnë në mbrëmje, saktësojnë më tej burimet.

Detajet përfundimtare janë ende në diskutim, që do të thotë se mund të ketë ndryshime, por të dyja palët shpresojnë në arritjen e një marrëveshjeje brenda ditës së sotme.

Shteti helen ndodhet në një pozitë shumë të vështirë, por marrëveshja në fjalë, nëse arrihet ka gjasa të nxisë zgjidhjen e pjesshme të situatës.

Më herët gjatë muajit kryeministri Lukas Papadhimos paralajmëroi se Greqia mund të falimentojë plotësisht në mars, nëse sindikatat nuk pranojnë reduktime të mëtejshme të pagave.

“Duhet të reduktojmë pagat në sektorin privat për t’u bërë më kompetitivë, përndryshe do të falimentojmë duke dalë edhe nga eurozona”, deklaroi ai në një takim me përfaqësuesit e industrialistëve grekë dhe të Unionit të Sindikatave të sektorit privat, që shprehën kundërshtimet e tyre.

Ndërsa para tij, profesori gjerman i cështjeve ekonomike dhe një ndër arkitektët e monedhës së euros, Otmar Issing deklaroi se Banka Qendrore Europiane ishte paralajmëruar për risqet që do të përballej monedha e përbashkët dhe se me largimin e Greqisë, euro do të mund të dilte nga kriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA