Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon mirepriti qendrimin e Komisionit per
nisjen e dialogut per liberalizimin e vizave ndaj qytetareve te izoluar
te rajonit.

“Eshte nje lajm i mrekullueshem per qytetaret e Kosoves, te cilet jane te vetmit ne Ballkan te izoluar jashte murit te vizave. Njerezit meritojne kete privilegj per te udhetuar pa viza, sapo qeveria te permbushe kriteret e nevojshme. Tashme eshte koha te rrembehet kjo mundesi”, shprehet Fajon, permes nje komunikate per shtyp.

Ne nje kohe kur udherrefyesi i posacem per Kosoven eshte ende ne fazen e perpilimit, ish-raportuesja e Parlamentit per vizat u keshillon politikaneve pergjegjes te Prishtines te mos vonojne reformat ne disa fusha kyce, bazuar ne eksperiencen e udherrefyesit te dhene ndaj vendeve te tjera te rajonit.

“Ka rendesi madhore per qytetaret e Kosoves qe politikanet pergjegjes te mbledhin te gjitha perpjekjet e tyre per te bere nje progres konkret ne zbatimin e reformave te domosdoshme per te garantuar sigurine e dokumenteve te udhetimit, te sigurojne kufijte, rendin publik dhe te forcojne luften ndaj korrupsionit e krimit te organizuar. Shpejtesia e procesit do te varet teresisht nga qeveria e Kosoves” thekson Fajon.

Eurodeputetja rikonfirmon mbeshtetjen e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave me Kosoven dhe lajmeron se do te vizitoje Prishtinen gjate muajit Shkurt.

Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom mbërriti të enjten në Kosovë, ku ndonëse tha se nuk e kishte me vete udhërrëfyesin me detyrat e Kosovës, dha sinjalin për nisjen e dialogut për heqjen e vizave.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA