Ekuipazhi: Hyni në kabina, është vetëm një “blackout”

20/01/2012 04:43

Një video është duke qarkulluar në mediat italiane, që tregon pamje nga nata e mbytjes së anijes Kosta Concordia, ku shfaqen anëtarët ekuipazhit që sigurojnë pasagjerët se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, edhe pse anija kishte filluar të fuste ujë.

Në pamjet amatore, një anëtare e ekuipazhit thotë se “çdo gjë është nën kontroll”, dhe se një problem me gjeneratorin do të rregullohej. Ajo u kërkon pasagjerëve të hyjnë në kabinat e tyre ose të bëjnë një shëtitje.

Anija goditi disa shkëmbinj në brigjet e Italisë me 4.200 njerëz në bord, ku më pas filloi të mbytej. Deri tani 11 viktima janë gjetur.

Tashmë po flitet se vonesat në marrjen e vendimeve për të braktisur anijen, mund t’u ketë kushtuar jetën pasagjerëve.

Më herët të enjten, media italiane transmetoi atë që sipas tyre ishte biseda e parë telefonike mes zyrtarëve të portit dhe ekuipazhit të Kosta Concordias, rreth 30 minuta pasi anija goditi shkëmbijtë.

Korrespondenti i BBC në vendgjarje, tha se përshtypja e lënë nga regjistrimi është se kapiteni i anijes nuk arriti të jepte një pasqyrim të plotë për situatën e rëndë.

Një anëtar i ekuipazhit është dëgjuar duke thënë se ishte thjesht një “blackout”.

Akoma 21 persona janë ende të humbur, dhe shpresa se mund të gjendet ndonjë prej tyre i gjallë është duke u venitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA