
Dezertoret koreano-veriorë që jetojnë në Korenë e Jugut, nisën ushqime
të gatshme drejt Veriut përpara festave të Vitit të Ri hënor, duke
përdorur ballonat.
Dhjetera vete u mblodhen ne ishullin Ganghwa, prane kufirit detar mes dy vendeve dhe nisen 10 ballona me ushqime, ku ndodheshin edhe 100 kilograme cokollate, rreth 10.000 fletepalosje e 200 CD. fletepalosjet kishin parulla kunder regjimit ndersa CD-te pamje te jetes se njerezve ne Korene e Jugut.
Dezertoret mendojne se iniciativa e tyre do t’u jape shprese civileve ne veriun komunist, qe sic thone, po vdesin nga uria.
“Njerezit duhet te pergatiten per festat e vitit te ri henor. Por shumica e tyre nuk arrijne te ndiejne asnje atmosfere feste per shkak se nuk kane c`te hane, nuk kane ushqim”, thonë dezertorët.
Ministria e Bashkimit ne Seul njoftoi se Korea e Veriut do te kete tre dite kremtime per festa, duke nisur nga 23 janari. Sistemi jo funksional i shperndarjes se ushqimit ne Korene e Veriut, rritja e cmimit te ushqimeve ne rang global dhe sanksionet e vendosura Penjanit per programin berthamor e ate te raketave balistike, kane kontribuar qe te gjitha ne krizen e urise qe ka ka pllakosur vendin.
Thirrjet e regjimit per ndihme ushqimore kane mbetur pa pergjigjen e komunitetit skeptik nderkombetar. Sipas Ministrise se Bashkimit, 20.000 te arratisur nga Koreja e Veriut kane mberritur ne jug. Raportuesi i posacem i OKB-se Maurzuki Darusman pohoi se ka nje rritje te qarte te numrit te personave qe po largohen nga vendi komunist permes kufirit kinez, ndonese ende nuk mund te behet nje bilanc i sakte.
Top Channel