Vetëm disa ditë pasi kryqëzori “Costa Concordia” u fundos në cekëtirë pas një përplasje me disa shkëmbinj, një tjetër anije rrezikon të ketë një fund të njëjtë.
Mediat holandeze raportuan të premten se një anije mallrash ndodhet në vështirësi në bregdet 20 kilometra nga Amsterdami, pasi spiranca e mjetit lundrues u këput gjatë një stuhie natën.
Si rrjedhojë, uji ka transportuar “Aztec Maiden”, një anije 155 metra të gjatë deri në cekëtirë, ku edhe është ndaluar.
21 personat e ekuipazhit u larguan nëpërmjet barkave të shpëtimit. Ndonëse për momentin nuk është regjistruar asnjë rrjedhje karburanti, autoritetet janë të shqetësuara se forca e dallgëve mund të sjellë përmbysjen e anijes.
Aktualisht, mjeti që lundronte me flamur filipinas ka mbetur 200 metra larg bregut të qytetit Wijk ann Zee. Për momentin, duke se anija ka zënë vend në shtratin e detit dhe operacionet për rikuperimin mund të fillojnë sapo kushtet atmosferike ta lejojnë.
Top Channel