Gjashtë ushtarë të NATO-s janë vrarë në një aksident me helikopter në Afganistan, rrëzimi më i e keq ky që prej atij që vrau 30 ushtarë gushtin e kaluar.
NATO-ja në një deklratë tha se helikopteri ishte duke zbritur në jug të vendit.
Aleanca shtoi se asnjë luftim nuk ishte raportuar në atë zonë, gjatë kësaj kohe. Shkaku i rrëzimit është ende duke u hetuar.
”Asnjë detaj i mëtejshëm të aksidentit nuk do të bëhet i ditur deri sa familjarët e ushtarëve në bord të jenë informuar”, bëri të ditur NATO.
“Shkaku i rrëzimit është nën hetim, por raportimi fillestar tregon se nuk kishte asnjë aktivitet armik në zonë gjatë kohës së aksidentit,” tha të premten një zëdhënës nga Forcës së Ndihmës për Sigurinë Ndërkombëtare që udhëhiqet nga NATO.
Në gusht të 2011, 30 ushtarë, duke përfshirë edhe 22 komando të US Navy Seal, vdiqën në një aksident me helikopter në lindje të Afganistanit.
Ata ishin në bordin e një helikopteri Chinook që u rrëzua në provincën e Vardakut, në perëndim të Kabulit. Zyrtarët, dëshmitarët dhe talebanët thanë se helikopteri u qëllua nga kryengritësit gjatë një luftimi.
Top Channel