Qeveria greke u shpreh tepër optimiste për gjetjen e rezervave të mëdha
të naftës dhe gazit në detin Jon dhe në pjesën jugore të Kretës.

Lajmi publikohet nga zëvendësministri i Energjitikës së Greqisë,Janis Manjatis, i cili deklaroi se interesi për kërkime në Jon dhe Egje është tepër i madh prej kompanive amerikane, izraelite dhe britanike. Sipas Manjatis, pala greke eshte teper optimiste se ne pjesen perendimore te Greqise dhe pikerisht ne zonen e Janines,ne veri te ishullit te Korfuzit, por edhe në perëndim të Patras dhe jug te Kretes, gjenden sasi teper te medha hidrokarburesh, te cilat llogariten ne dhjetera miliarde dollare ne 20 vitet e ardhshme.

Entuziasmi i grekeve shtohet edhe me shume pas njoftimit nga bursa e Londres, se para pak ditesh, kompanite e kerkimit per hidrokarbure ne det kane publikuar lajmin se kane gjetur rezerva prej 1 miliarde fuçi nafte ne zonen detare shqiptare vetem pak milje larg Durresit. Sipas pales greke, shtresat tektonike te pjeses greke ne veri te ishullit te Korfuzit, jane identike me ato te zones naftembajtese te Durresit dhe zones naftembajtese Marinez-Patos.

Pikerisht,afersia gjeografike me keto zona ne vendin tone, tashme te certifikuara si nafte mbajtese, kane shtuar besimin e pales greke, se ne zone fshihen sasi me te medha se 4 miliarde fuçi, pak me shume se gjysma e se ciles mund te jete e shfrytezueshme me çmimin e naftes mbi 85 dollare per fuçi. Eksperte te kesaj fushe,thane se çmimi i naftës nuk pritet të ulet së shpejti, ndërsa këto rezerva mund të fillojnë të nxirren brenda 5 vjeteve. Sipas tyre në zonë jane kryer kerkime fizike dhe brenda fillimit te marsit te ketij vitit, do te fillojne edhe kerkimet sizmike te ketyre shtresave, ndersa sondat e para pritet te dalin ne det gjate vitit te ardhshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA